SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

No event in the calendar
H Ma Mer E P Sh D
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Në kuadër të takimit të punës në Komitetin e Përbashkët i Formuar në përputhshmëri me memorandumin për mirëkuptim i nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në sferën e ujërave, sot 11.05.2022 Drejtori Gjeneral Ekzekutiv i SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV - Shkup, z.Llokman Limani realizoi takim pune me Drejtorin Gjeneral i Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Turqisë, z.Nazmi Kağnıcıoğlu. Në takim u bisedua për më shum tema ndër të cilat përdorimi efikas i ujit, planifikim dhe menaxhim me ujitjen, përmirësime dhe modernizim të sistemeve për ujitje, mirëmbajtja dhe përdorimi efikas i ujit për bujqësinë, duke përfshirë kullimin e tokave bujqësore me qëllim të mirëmbajtjes ekologjike në projektet për ujitje, ndërsa më kryesore mbi të gjitha u shkëmbyen informacione dhe përvojat dhe u vendosen themele për bashkpunim të mëtejshëm. Drejtori Llokman Limani shprehu faleminderim të veçantë deri te z.Nazmi Kağnıcıoğlu për dhuratën, për interesimin e veçantë për SHA "Ekonomia e Ujërave e RMV", si dhe për ftesën e vizitës së ardhëshme në Republikën e Turqisë.